Shkup, 20 janar – Pothuajse të gjithë treguesit makroekonomikë po lëvizin sipas pritjeve. Por, pasiguria dhe rreziqet nga rrjedhja e mëtejshme e pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19 dhe faktet e saj edhe më tej ekzistojnë, është konstatuar në mbledhjen e Komitetit për Politikë Operative dhe Monetare të Bankës Popullore.
Në mbledhjen e Komitetit të mbajtur dje janë shqyrtuar lëvizjet e tregjeve financiare vendore dhe të jashtme dhe treguesit e ekonomisë vendore në kontekst të përcaktimit të politikës monetare.
Shtohet se rezervat valutore edhe më tej janë në zonë të sigurt, ndërsa realizimet në vitin 2021 janë pak më të mira se sa pritej sipas projeksioneve të fundit.
Lidhur me inflacionin, ndryshimi mesatar vjetor i çmimeve për vitin 2021 është në kuadër të projeksionit. Mesatarisht për të gjithë vitin 2021, rritja vjetore e çmimeve është 3,2 për qind në rritjen e parashikuar prej 3,1 për qind.
Derisa, lidhur me lëvizjet në ekonominë reale, në tremujorin e tretë të vitit 2021, prodhimi vendor bruto shënon rritje prej 3 për qind në bazë vjetore.
Sipas tyre, rimëkëmbja e ekonomisë është mbështetur nga lëvizjet solide në sektorin monetar. Sipas të dhënave fillestare për në dhjetor të vitit 2021, lëvizjes te depozitat dhe kreditë janë mbi nivelin e parashikuar për tremujorin e fundit të vitit 2021, në përputhje me projeksionin e tetorit.
Në mbledhjen e Komitetit është konstatuar se pothuajse të gjithë treguesit makroekonomikë po lëvizin në përputhje me pritshmëritë. Por, pasiguria dhe rreziqet nga rrjedhja e mëtejshme të pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19 dhe efekteve të saj edhe më tej mbeten. FED dhe BQE, si banka qendrore të cilat dukshëm ndikojnë mbi tregjet financiare globale, edhe pse ende nuk e kanë rritur normën bazë të interesit, kanë filluar me ulje graduale të stimulit monetar si përgjigje të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së çmimeve.
Nga Banka Popullore thonë se edhe në periudhën e ardhshme me vëmendje do t’i ndjekin trendet, rreziqet dhe ndryshimet e kushteve globale dhe janë të gatshme për reagim të duhur përmes mjeteve në dispozicion.




