Agjencia Zhurnal.mk.

Pensionet për muajin janar në Maqedoni do të paguhen nga 26 janari

Shkup, 20 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e katërt e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin janar 2022 dhe caktoi Fondin për Sigurim Pensional t’i dërgojë të dhënat për pensionet në banka deri më 25.01.2022.

Sipas qeverisë, bankat do të sigurojnë para që pensionet të merren nga 26.01.2022, ndërsa pensionistët që nuk kanë kartela elektronike bankare do të mund ta marrin pensionin sipas lartësisë së pensionit.

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 26 janar, për pensionet deri në 14 mijë denarë pagesa bëhet më 27 janar, deri në 18 mijë denarë pagesa bëhet më 28 dhe mbi 18 mijë denarë pagesa bëhet më 31 janar.

Ndarja e pensioneve në mënyrë sisteatike bëhet për shkak të shmangjes së turmës në bankat, ndërsa pensionistët që kanë kartela bankare, marrjen e pensionit mund ta bëjnë nga 26 janari.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky