Agjencia Zhurnal.mk.

Krivokapiq apo Abazoviq – në muajin shkurt dihet cili do të triumfojë në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka caktuar tri seanca parlamentare për muajin shkurt.

Këto tri seanca do t’i kushtohen çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me nismën për ndryshimin e Qeverisë dhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Seanca e parë e jashtëzakonshme, me kërkesë të Qeverisë, do të mbahet më 3 shkurt në ora 11:00, me dy pika të rendit të ditës – propozimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe zgjedhjen e zv.kryeministrit të ri.

Siç ka shkruar tashmë portali RTCG, kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq ka propozuar për këtë pozitë ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.

Seanca e dytë, me kërkesë të Qeverisë, do të mbahet më 4 shkurt në ora dhjetë, me një pikë të rendit të ditës – propozimin e Vendimit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Seanca e tretë, me kërkesë të 31 deputetëve, do të mbahet të njëjtën ditë në ora 11:00, me dy pika të rendit të ditës: propozimin për votë besimin e Qeverisë dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky