Shkup, 24 janar – Të premten zyrtarisht filloi votimi publik për e-tregtarët të cilët u nominuan në Zgjedhjen për e-tregtarët më të mirë në Maqedoni “Ecommerce Awards’, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë. Çmimet e para për e-tregti në shtetin tonë do ta njohin, shpërblejnë dhe promovojnë përsosmërinë e e-tregtarëve në disa seksione – nga “e-tregtarët më të mirë në aspekte mbrojtëse të shitjes onlajn” dhe “e-dyqanet më të mira sipas sektoreve”, deri në “Kampionë në e-tregti”, ku do të ndahet edhe çmimi kryesor “E-tregtar i vitit”.
Votimi nga ana e opinionit është falas dhe i hapur deri më 10.02.2022. Votimi mund të bëhet në linkun në vijim. Pas përfundimit të votimit nga opinioni do të vijojë votimi nga juria e përbërë prej ekspertëve të cilët janë zgjedhur për të kontribuuar në zgjedhjen e e-tregtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë, përveç kategorisë “e-dyqani më i njohur”, në të cilën çmimi do të ndahet vetëm në bazë të numrit të votuesve nga opinioni.
AETM u bën thirrje të gjithë blerësve onlajn dhe shfrytëzuesve ta japin votën e tyre me të cilën do të kontribuojnë në zgjedhjen e fituesve. Përveç e- dyqaneve të preferuara nga të cilat qytetarët blejnë online veshje, këpucë, kozmetikë, ushqime dhe produkte e shërbime të tjera, ata do të mund të votojnë edhe për faqen më të mirë të faturimit onlajn në të cilën janë nominuar 6 kompani, si dhe për Zgjidhjen më të mirë qeveritare në fushën e shërbimeve onlajn në të cilën janë nominuar 7 vendime nga ministritë dhe institucionet qeveritare.
Ndryshe, procesi ka filluar me regjistrimin e e-tregtarëve në faqen zyrtare të konkursit, i cili ka zgjatur deri më 12 janar. AETM raporton se interesimi për konkursin i ka kaluar pritshmëritë dhe aplikimi ka përfunduar me gati 150 aplikime në 18 kategori. Shumica e kompanive aplikuan për kategoritë “E-tregtar me kujdesin më të mirë ndaj klientit”, “E-tregtar i vitit”, “E-dyqani më i njohur”, si dhe “Tregtar elektronik me dërgimin më të mirë të porosive onlajn” . Pas përfundimit të afatit të aplikimit, të gjitha hyrjet kontrollohen me kujdes dhe ata që kualifikohen për konkurs publikohen në listën e të nominuarve në kategoritë përkatëse në faqen zyrtare të E-commerce Awards.
“E-commerce Awards” – Çmimet e para në tregtinë elektronike, do të njohin dhe shpërblejnë më të mirët, do të kontribuojë në promovimin e tregtisë elektronike dhe do të rrisin ndërgjegjësimin për potencialin e saj, dhe nga ana tjetër do të kontribuojë në forcimin e konkurrencës dhe inkurajimin dhe motivimin e tregtisë elektronike për të përmirësuar dhe përparuar funksionimin e tyre.
Nisma “E-commerce Awards” është mbështetur nga Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Tregtia e jashtme në suaza të Shoqërisë gjermane për bashkëpunim internacional GIZ, me urdhër të qeverisë gjermane. Partneri i përgjithshëm i nismës është MasterKard. Gjithashtu, kompanitë e interesuara që duan të kontribuojnë në organizimin e kësaj nisme do të kenë mundësinë të përfshihen si mbështetës.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen https://ecommerceawards.mk/.




