Agjencia Zhurnal.mk.

Petkov: Komisioni për çështje historike me entuziazëm të ri dhe regjim të punës për arritjen e rezultateve reale

Sofje, 25 janar – Komisioni i përbashkët për çështje historike do të ketë regjim të ri të punës intensive me tre takime zyrtare gjatë katër muajve të ardhshme, i cili do të punojë në mënyrë konstruktive me qëllim të arritjes së rezultateve reale, deklaroi sot kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski në Sofje.

Ai tha edhe se ekipi bullgar nga Komisioni historik nuk do të ketë ndryshime kadrovike.

“Sot kur secili nga grupet e prezantoi rezultatet të cilat duhet të arrihen dhe detyrat, te komisioni historik me Dimitrin kemi vërejtur nivel tjetër të entuziazmit për punë dhe përcaktimit të regjimit të ri për punë. Profesorët nga të dy palët thanë se janë të gatshëm që kjo mënyrë e re e punës të shndrrohet në zë konstruktiv. Ne nuk do të bëjmë ndryshime kadrovike, por ajo që më gëzon është se Komisioni historik është një nga grupet e punës që do të punojë në zë kontruktiv dhe arritjen e rezultateve reale”, tha Petkov.

Në seancën e përbashkët, krahas ministrave të cilët i udhëheqin katër grupet punuese nga ana e Bullgarisë dhe të Maqeodnisë së Veriut, morën pjesë edhe bashkëkryesuesit e ekipit nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria nga Komisioni multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, Dragi Gjorgiev dhe Angel Dimitrov.

Seanca e përbashkët vijon pas vizitës së javës së kaluar zyrtare të kryeministrit bullgar Petkov në Shkup, kur është arritur marrëveshje për formimin e grupeve të punës nga të dy palët, të cilat duhet intensivisht të punojnë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky