Agjencia Zhurnal.mk.

Sa do të jetojmë? Ekzaminimi zbulon – sekreti i jetëgjatësisë i shkruar në retinë

Një studim i fundit, i botuar në “British Journal of Ophthalmology”, sugjeron një përgjigje se përse njerëzit e së njëjtës moshë nuk duhet të plaken me të njëjtin ritëm, përkatësisht pse disa vdesin para kohe

Shkencëtarët pohojnë se skanimi i kokërdhokut të syrit, i cili është një proces i shpejtë dhe pa dhimbje, mund të tregojë rrezikun e vdekjes së hershme.

Për shembull, nëse një algoritëm parashikon që retina (shtresa e brendshme e syrit) e një personi është një vit më e vjetër se mosha e tij, rreziku i vdekjes së parakohshme rritet me dy për qind në 11 vjetët e ardhshëm.

Gjithashtu, rreziku i vdekjes nga shkaqe që nuk përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare apo kancerin rritet me tre për qind.

Duke qenë se këto gjetje janë ende të bazuara në vëzhgim, nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë marrëdhënie. Por rezultatet mbështesin pretendimin se retina është e ndjeshme ndaj dëmtimit gjatë plakjes.

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky