Agjencia Zhurnal.mk.

Familja me foshnjën 1 javëshe është larguar nga Harkovi, sot pritet largimi tërësisht nga Ukraina

Shkup, 2 mars – Familja me një të posalindur është nxjerrë nga Harkovi, ende nuk janë larguar nga Ukraina, por janë të sigurt, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, duke arsyetuar se është një rrugë e gjatë e cila duhet të kalohet nëpër korridore sigurie.

Shtoi se tashmë janë në komunikim dhe se presin sot të largohen nga Ukraina.

“Sot edhe një familje nga Zaporozhje me tren do të largohet nga Ukraina dhe dy individë gjithashtu nga qytetarët tanë të Kievit me makinë i janë bashkangjitur një konvoji, ndërsa 15 monitoruesit tjerë nga misioni special sot gjithashtu u larguan nga Ukraina. Ashtu që për momentin kemi vetëm një nga gjithsej 30-të monitoruesit në suaza të misionit special i cili ka mbetur në Ukrainë, ashtu që vazhdojmë me këto komunikime dhe me bisedat me vendet partnere t’i nxjerrim të gjtihë të sigurt nga Ukraina”, tha Osmani.

Me qytetarët tjerë, potencoi, kanë komunikuar dje, sepse sot kanë siguruar një korridor.

“Megjithatë, çështja është që ata nuk mund të arrijnë deri në vendin ku niset ai korridor sigurie për arsye të ndryshme – arsye të sigurisë, nuk kanë as karburant që të mund të lëvizin të sigurt nëpër atë korridor, ashtu që kemi disa rrethana të cilat i kemi parasysh, megjithatë komunikojmë të të krijojmë korridore të cilat janë më afër vendndodhjes së tyre”, thotë Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky