Agjencia Zhurnal.mk.

Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë

Në një intervistë për podcastin Rule Breakers, Cameron Diaz ka treguar se nuk i jep më rëndësi dukjes dhe se madje rrallë e lan fytyrën.

“Unë e respektoj që disa femra i ndjekin standardet e bukurisë. Më parë shqetësohesha për dukjen, por tani nuk më intereson fare”, ka thënë aktorja.

Sigurisht, ajo e kupton presionin e famës dhe krahasimin e vazhdueshëm me të tjerët. Rreth dhjetë vite më parë, ylli hollivudian vendosi të tërhiqej nga sytë e publikut dhe të mos i kushtojë aq shumë vëmendje kujdesit ndaj lëkurës.

(Foto: Instagram/camerondiaz)

“Është fjalë për fjalë gjëja e fundit që mendoj. Nuk shqetësohem për pamjen time. Nuk e rregullohem më, shumë rrallë kur e laj fytyrën. Në rastin më të mirë, e bëj dy herë në muaj”, është shprehur 49-vjeçarja.

Diaz u martua me Benji Madden në vitin 2015. Ajo solli në jetë vajzën Raddix dy vite më parë. Në vend që të rregullohej, ajo e ktheu vëmendjen te pasioni i saj i ri – gatimi.

“Gjatë karantinës së parë kam gatuar secilin vakt. Gatimi është gjuha ime e dashurisë. Më pëlqen të përgatis ushqim për fëmijën dhe burrin tim”, ka shtuar Cameron. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky