Shkup, 4 prill – Të mëdha janë përfitimet nga tranzicioni drejt objekteve me efikasitet energjetik, ndërsa projektet në të cilat punojmë janë diçka që qyteti është i vendosur ta realizojë, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, në takimin e sotëm në të cilin u prezantua nevoja për projekte për efikasitet energjetik dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetencën e Qytetit të Shkupit.
“Fillojmë me objektet nën kompetencën e Qytetit të Shkupit, për të cilat do të ndërmarrim aktivitete të mëdha për rritjen e efikasitetit të tyre energjetik, të cilat do të mund me certifikatë energjetike të konfirmojnë kapacitetin e tyre për vendosjen e sistemeve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, theksoi Arsovska.
Kryetarja vuri në dukje se projekte të tilla që qyteti përpiqet t’i zbatojë në përmasa më të mëdha kanë ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe mundësojnë mbrojtjen e tij.
Në debatin e sotëm publik, ku morën pjesë ekspertë dhe qytetarë të interesuar, u konstatua se projekte të tilla jo vetëm që do të mbrojnë mjedisin, por do të bëjnë kursime që në kohë krize, veçanërisht ato energjetike, janë të mirëseardhura, sepse në terma afatgjatë direkt kursehen mjete buxhetore që mund të përdoren për investime në sisteme të reja inovative nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, kumtuan nga Qyteti i Shkupit. /Zhurnal.mk




