Shkup, 4 prill – Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizata sindikaliste e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut sot paralajmëruan se më datën 14 të këtij muaji do të hyjnë në grevë të përgjithshme në vendet e punës dhe hapësirat e punëdhënësit, nëse në ndërkohë nuk plotësohen kërkesat e vendosura për rritjen urgjente dhe të paanulueshme lineare të pagave neto të të punësuarve në shumë prej 3000 denarësh.
“Për shkak të dialogut të pasuksesshëm trepalësh midis Këshillit Drejtues të Postës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë dhe Organizatave Sindikaliste të Postës së Maqedonisë së Veriut, dhe mosrealizimit të kërkesave të të punësuarve dhe Organizatave sindikaliste të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, Këshillit Qendror të Sindikatës së Postës së Maqedonisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Organizatës sindikaliste të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut më 31 mars morën vendim për fillimin e grevës së përgjithshme”, kumtuan organizatat sindikaliste, të cilat më datën 19 muajin e kaluar e anuluan protestën e paralajmëruar për shkak të negociatave të filluara për kërkesat e tyre sindikaliste.
Arsyet për fillimin e grevës së përgjithshme, kanë të bëjnë me shqetësimin tek mbi 2200 të punësuar për të ardhmen e kompanisë dhe pasigurinë nga ruajtja e vendeve të tyre të punës, pakënaqësinë nga mosrealizimi i kërkesave për rritje lineare të pagave neto të të punësuarve në lartësi prej 3.000 denarësh që nuk janë rritur mbi 30 vjet, kushteve substandarde të punës, mossigurimin më shumëvjeçar të mjeteve për punë, pakënaqësia e të punësuarve nga sistematizimi ekzistues dhe mosrealizimi i një pjese të kërkesave të të punësuarve dhe organizatave sindikaliste të dhëna në Konkluzionet prej më 15 tetor vitin e kaluar.
Greva, siç thuhet në kumtesë, do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të grevistëve, gjegjësisht deri në kontraktimin e marrëveshjes. /Zhurnal.mk




