Agjencia Zhurnal.mk.

Agim Aliu zgjidhet kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Përgjithshëm ku ka zgjedhur bordin dhe kryetarin e ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Sipas një njoftimi thuhet se me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas komunave të fituara, kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës është zgjedhur Agim Aliu, aktualisht kryetar i Komunës së Ferizajt.

“Anëtarë të Bordit u zgjodhën: Imri Ahmeti – kryetar i Komunës së Lipjanit, Shaqir Totaj – kryetar i Komunës së Prizrenit, Bali Muharremaj – kryetar i Komunës së Suharekës, Xhafer Gashi – kryetar i Komunës së Obiliqit, Sokol Haliti – kryetar i Komunës së Vitisë dhe Dragan Petkoviq – kryetar i Komunës së Parteshit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022.

Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës (raporti e gjerë nga Kuvendi do të publikohet ndërkohë). 

KRYETAR I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS U ZGJEDH Z.AGIM ALIUNë Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të…

Posted by Asociacioni i Komunave të Kosovës on Tuesday, April 5, 2022

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky