Shkup, 5 prill 2022 – Qeveria ukrainase duhet të revokojë licencat për eksport të grurit sepse rezervat janë shumë të larta dhe shitja nuk do t’i rrezikojë rezervat e ushqimit, njoftoi shoqata e tregtarëve UGA.
Qeveria në mars vendosi leje për eksport të grurit, misrit dhe lulediellit, ndërsa dy javë më vonë i ndërpeu kufizimet për eksport të misrit dhe vajit nga luledielli.
Ukraina është një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të drithërave në botë dhe është eksportuesi më i madh i vajit nga luledielli.
“Ukraina ka edhe rreth 12 milionë ton rezerva, ndërsa më pak se tre muaj na ndajnë nga korrja e re. Konsumi vendor mund të arrijë rreth 1,5 milonë ton”, theksohet në kumtesën e UGA-s.
Ata shtojnë se “heqja e lejeve për eksport do ta thjeshtësojë mekanizmin e eksportit të misrit dhe do ta lirojë kapacitetin për deponim të rekoltës së re”, shtojnë ata.




