Agjencia Zhurnal.mk.

Kujt po i pengon një marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë?

Shkup, 5 prill – Javë më parë në hapësirat e MPJ-së në Shkup ishte thirrur ambasadori i Rusisë në Shkup, Sargej Bazdnikin ku i është dhënë nota diplomatike, me të cilën pesë punonjës të Ambasadës së Federatës ruse në Shkup janë shpallur të padëshiruar në vend. Pas vendimit të MPJ-së për dëbimin e pesë diplomatëve rus nga Maqedonia e Veriut, ka reaguar Moska zyrtare. Po ashtu, në një intervistë për mediat ruse, është prononcuar edhe Ministri i Jashtëm rus, Sargej Lavrov.

MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se konform informacioneve që janë marrë nga organet kompetente, të lartpërmendurit kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe brenda pesë ditëve duhet të largohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Por, qëllimi për pengimin e krijimi të një marrëveshjeje të mirë fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk përfundon me kaq, tendenca të njëjta e në forma të ndryshme janë shpërfaqur edhe pas kësaj.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha të dielën më 3 prill se janë zbuluar disa persona të institucioneve maqedonase që, sipas tij kanë kryer veprimtari spiunimi tek autoritetet bullgare, duke i demotivuar që të mos punojnë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Sipas tij “përpjekje të tilla janë nga njerëz në institucione që janë në linjë me komentet e kryeministrit bullgar Petkov, se ka njerëz që do të përpiqen ta mbajnë të hapur çështjen me Bullgarinë, ta mbajnë të bllokuar procesin e integrimit evropian, në mënyrë që ky rajon të jetë gjithmonë një zonë që dikush ta përdorë atë për të arritur qëllimet e veta”.

Megjithatë, Osmani nuk ka dhënë detaje se kush janë këtë njerëz që kanë “spiunuar” në Sofje apo se çfarë postesh mbajnë në institucionet e Maqedoninë së Veriut.

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vjen një ditë pas asaj të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov i cili gjithashtu tha se edhe në Bullgari ka persona të dyshuar me orientime pro ruse që punojnë për prishjen e raporteve me Maqedoninë e Veriut.

“Tre zyrtarë bullgarë kanë punuar për përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Njëri prej tyre ishte i punësuar në Ministri dhe dy të tjerët ishin agjentë në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ata janë shkarkuar dhe po hetohen për lidhje me shërbimet ruse”, tha Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, më 28 mars thanë se nuk përjashtohet mundësia që dy vendet së shpejti të zgjidhin kontestin për gjuhën dhe identitetin maqedonas si dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky