Agjencia Zhurnal.mk.

Shpenzimet rriten, sindikatat revoltohen, qytetarët dëshprohen

Shkup, 8 prilll – Kriza pandemisë në vendin tonë sikurse në çdo vend të botës shkaktoi tërmet shëndetësor dhe ekonomik. Mirëpo, kjo krizë nuk përfundoi me kaq, invazioni rus në Ukrainë shkaktoi sulm e krizë ekonomike kudo në botë. Megjithatë kjo krizë ekonomike dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Shpenzimet po rriten, mirëpo pagat kanë ngecur në vend. Rritja e pagës minimale ishte një rritje që shkaktoi më shumë pakënaqësi e përçarje, ku gjitha sindikatat në vend po protestojnë e po kërkojnë harmonizimin e pagave, dhe fuqishëm po e kundërshtojmë vetëm rritjen e pagave minimale.

Sindikatat thonë se paga minimale nuk po paguhet në përputhje me ligjin ndërsa kërkojnë dhe harmonizim e pagave tjera me atë minimale. Sipas sindikatave, pakënaqësia e anëtarësisë është e madhe dhe kërkohet radikalizim në hapat e mëtejmë, shkruan Zhurnal.mk.

Nga sindikata e SOIGJ e cila e organizon ndalesë dy orëshe të punës gjithkund ku ka organizata sindikale siç janë ministritë, agjencitë , fondet, administratat dhe gjykatat, thonë se në 95% të institucioneve paguhet nën pagën minimale, ndërsa 5% të tjera nuk e përgatitin pagën si duhet. Ato që e kanë bërë deri tani, kanë bërë dhe gabime dhe e kanë paguar vetëm pagën minimale, duke mos përfshirë përvojën e punës. Të punësuarit në administratë dhe gjyqësi sot dhe nesër nuk do të punojnë nga ora 10 deri në ora 12.

Edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), paralajmëron protestë për të hënën me kërkesë që menjëherë të rriten pagat për 18,4 përqind dhe më pas të gjendet zgjidhje sistematike për harmonizimin e pagave të tjera. Sindikata tanimë dy herë u takua me përfaqësues të Qeverisë, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje.

Javën e kaluar, protestë paralajmëruese mbajti edhe Konfederata e Sindikatave të Lira. Kërkesat janë të njëjta, pagesa e pagës minimale dhe harmonizimi i pagave të tjera. Kryetari i KSL, Bllagoja Rallpovski dje kërkoi nga deputetët që të mos votojnë ligjin për nëpunës administrativ, sepse sipas tij, paga do të rritet vetëm 100 deri 200 denarë.

Edhe Posta Nacionale gjithashtu kërkojnë harmonizim të pagave. Ata thonë se me rritjen e pagës minimale duhet të rishikohen edhe pagat e tyre, sepse me ato aktuale nuk mund, siç thonë, të kenë një standard dinjitoz për jetesë. Në të kundërtën, edhe ato paralajmërojnë protesta.

“Do të ketë ndalesë të punës. Janë njoftuar edhe Qeveria edhe ministritë, të gjithë punëdhënësit. Lusim qytetarët për durim, nuk janë shumë, vetëm dy orë, mirëpo këto dy orë mund të rriten deri në 8 orë mos punë”, tha Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së SOIGJ

Shpenzimet minimale për një familje katër anëtaresh në mars arrijnë 36.768 denarë, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila çdo muaj e bën llogaritjen e shportës minimale sindikale.

“Nga fillimi i vitit është rritur për 1.000 denarë, ndërsa në krahasim me vitin paraprak në muajin mars është rritur për 3.000,00 denarë. Rritje më të madhe ka te ushqimi, pijet dhe te transporti, që do të thotë vazhdon rritja e njëjtë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për ushqim dhe pije në mars  nevojiteshin minimum 15.780 denarë, ndërsa për shpenzimet e regjimit 11.597 denarë. Paratë tjera nga shporta minimale sindikale janë për transport, veshë mbathje dhe shërbime shëndetësore.

Sipas këtyre të dhënave jeta në Maqedoninë e Veriut për të rinjtë po shndërrohet në luftë ekzistenciale apo për mbijetesë, ku për dallim me shtetet evropiane standarti jetësor pothuajse i njëjtë, madje për shumë produkte thuhet se në vendet evropiane janë më lirë se sa tek ne, por dallimi substancial ekziston në pagat që merren atje dhe që merren këtu.

Shpenzimet minimale mujore për një familje janë të pa përballueshme nga një i punësuar në familje i cili merr pagë minimale, as gjysëm shporte nuk mund të përmbushet.

Kjo porpos që shkakton zhgënjim e dëshprim, është edhe shtytje për largim nga vendi.

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar sot të dhënat më të fundit për koston e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë. Sipas statistikave, në muajin mars inflacioni ishte 8.8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë 9.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, ka një rritje me 1.6 për qind të kostos së jetesës dhe 1.5 për qind të çmimeve të shitjes me pakicë.

Janë të dhëna të frikshme e të pa pritshme që për një kohë të shkurtër kaq ndryshime e rritje madhore e çmimeve të të gjitha produkteve, sidomos të atyre bazë.

Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme.

Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky