Agjencia Zhurnal.mk.

Dy të emëruarit e Zaevit të hetuar për korrupsion, kush është në rradhë?

Shkup, 8 prill – Ditë e premte kur besimtarët e besimit Islam shkojnë në xhami për lutje, Muhamed Zeqiri sekretari gjeneral i Qeverisë së RMV-së, njëherit edhe i njohur si “haxhi Muki”, ka filluar mbrapsht këtë ditë duke u lutur që të jetë ende në ëndërr, shkruan Zhurnal.mk.

Dhëndri maqedonas, haxhiu musliman, politikani shqiptarë në LSDM, dhe i ngarkuari me pozitën e sekretarit gjeneral të partisë sot pësoi “tërmet” për karrierën e tij, ku është në mesin e të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konkretisht dëmtim të buxhetit të shtetit me afër 800 mijë euro.

Dëshmitari në kurorëzim Zoran Zaev, a do të jetë edhe dëshmitar në mbrojtjen e mikut të tij Muhamed Zeqiri, apo tërheqja e tij nga skena politike ishte parandjenjë se gjëra të tilla do të ndodhin viteve në vazhdim?.

Është pozita e sekretarit gjeneral të Qeverisë që të bënë të korruptueshëm, apo në këtë pozitë vendosen persona që janë të korruptueshëm e korruptojnë?, kjo pyetje vjen pasi dy persona të ndryshëm nga pozita e njëjtë, hetohen për korrupsion. Fjala është për ish sekretarin Dragi Rashkovski, dhe tani për sekretarin e sapo dorëhequr e sapo të hetuar Muhamed Zekiri.

Prokuror Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar, ka sjellë urdhër për hapjen e një procedure hetimore kundër dy shtetasve kroat dhe një nga Maqedonia e Veriut, bëhet fjalë për Muhamed Zeqirin.

Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër arrestin, ekzistojnë dyshime të bazuara se Zekiri si funksionar i lartë në Qeveri, ka kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5, nga Kodi Penal, e për çka e kanë ndihmuar edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Në periudhën prej muajit prill 2021 deri në janar 2022, me përdorimin e detyrës zyrtare, i dyshuari i parë pa procedurë përkatëse për furnizim publik, ka lidhur marrëveshje prë shërbime konsultative me personin juridik, për çka i kanë ndihmuar edhe shtetasit kroat. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar përfitime ilegale në vlerë të përgjithshme 57,932,100,00 denarë në dëm të buxhetit të shtetit, shumë që është mbi 795 mijë euro.

Duke vlerësuar se ekziston rrezik për ikje, meqenëse dy nga të dyshuarit janë kroatë, Prokuroria do të propozojë që të caktohet paraburgim për të tre të dyshuarit.

Muhamed Zeqiri i cili njihej edhe si kontribuuesi më i madh për sjelljen e fitores së LSDM-së në rajonet e banuara me shqiptarë, sot u “tradhtua” nga miku i tij i dorëhequr e i larguar nga skena politike ish kryeministri dhe ish kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. I cili të njëjtit ia besoi edhe postin e nënkryetarit të partisë kur ishte vetë në pozitën e kryetarit. Por, çfarë ndodhi sot?

Ndërkaq, ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit gjeneral të Qeverisë, kjo dorëheqje vjen pasi Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka lëshuar urdhër “për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një funksionar të Qeverisë së RVM-së në cilësi të personit zyrtar, i dyshuar se ka kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Zekiri në rrjetin social FB, ku ka shkruar se gjatë gjithë jetës së tij ka zgjedhur rrugën e vërtetë dhe rrugën e ndershme, andaj sipas këtyre parimeve, ai jep dorëheqje.

Zekiri njofton se do të jetë i disponueshëm për opinionin dhe institucionet për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Kujtojmë se për këtë ngjarje të sotshme kanë reaguar edhe liderët opozitar të partive politike shqiptare.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së, përmes rrjeteve sociale ka shkruar se ngjarja e sotme ka dëshmuar se vendi ynë më tepër se kurrë po karakterizohet nga korrupsioni i nivelit të lartë.

Ai falenderon partnerët ndërkombëtar, veçanërisht BE-në dhe SHBAtë që vazhdimisht i bëjnë me dije gjyqësorit se duhet të përvjelin mëngët për luftimin e korrupsionit dhe të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor.

“Fillimi i hetimeve penale kundër Muhamed Zekirit duhet lexuar drejtë: vendi ynë më shumë se kurrë po karakterizohet nga korrupsioni i nivelit të lartë dhe me shpërdorim detyre nga politikanët në maje të pushtetit.
Të dy sekretarët e përgjithshëm të qeverisë të emëruar nga Zoran Zaev po bien nga pozitat e tyre për arsye korruptive.

Ndërkaq edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar fillimin e hetimeve të Zekirit.

Ai sot u shpreh se i vjen mirë që Prokuroria ka marë hapa konkrete për të, por kërkon që e njejta të ndodhë edhe me funksionarë të tjerë, lëndët e të cilëve qëndrojnë me vite të tëra në sirtare.

“Uroj që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre ashtu siç kërkohet nga qytetarët. Mua më vjen mirë që në këtë rast, Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkrete. Unë do të kisha dashur edhe për funksionarë të tjerë të partive të tjera, pjesë të pushtetit, Prokuroria dhe organet të kenë të njëjtën masë dhe të njëjtën qasje, pasi kemi edhe plot lëndë të tjera”, tha Kasami.

Ajo që po ngjall edhe më shumë kureshtje në opinion është fakti se deri më tani dy zyrtarë të qeverisë Zaev janë të hetuar për korrupsion, dhe nuk po dihet kush do të jetë i treti e në rradhë?./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky