Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Shkup, 11 prill – Presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi.

“Në Podgoricë, nesër, presidenti Pendarovski me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas së cilës do të mbahen takime tet-a-tet mes dy presidentëve, mbledhje plenare e delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve”, kumtuan nga Kabineti e shefit të shtetit.

Në kuadër të vizitës, Pendarovski do të ketë takim edhe me kryeministrin kroat Zdravko Krivokapiq dhe me Dritan Abazoviq, zëvendësministër dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Të mërkurën në Tivar do të mbahet ceremonia, në të cilën presidenti Pendarovski do t’ia dorëzojë pllakën përkujtimore të Vladimir dhe Kosarës presidentit malazez Gjukanoviq, në shenjë të miqësisë së fuqishme dhe lidhjes kulturore-historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky