Agjencia Zhurnal.mk.

Qyteti kinez Shangaj do të lehtësojë masat kufizuese pavarësisht numrit në rritje të rasteve të Kovid-19

Shangaj, 11 prill – Autoritetet në Shangaj sot do të fillojnë të lehtësojnë “mbylljen” në disa zona, pavarësisht se raportojnë raste rekorde të infektimeve prej 25.000 raste të reja me Kovid-19 në qytetin më të populluar të vendit dhe një nga qendrat më të rëndësishme financiare.

Metropoli prej afro 26 milionë banorë do të lejojë, siç tha funksionari i qytetit Gu Honghui, “aktivitet të duhur” në disa lagje ku nuk ka pasur raste pozitive për të paktën dy javë. Banorët e këtyre lagjeve nuk lejohen të udhëtojnë tek ata që janë ende nën bllokadë të rreptë, transmeton “Guardian”.

“Çdo zonë në qytet do të njoftojë emrat specifikë të grupit të parë (komuniteteve)”, tha Gu në konferencë për shtyp.

Shangaj njoftoi sot për numër rekord të lartë të kombinuar të rasteve për 24 orët e kaluara, me 914 raste simptomatike dhe 25.173 asimptomatike. Për të shtunën, autoritetet raportuan 1.006 raste me simptoma dhe 23.937 asimptomatike.

Situata në Shangaj ka nxitur gjithashtu qytete të tjera kineze të marrin qasje me rrezik zero nga Kovid-19. Sot, qyteti jugor i Guangzhu anuloi orët e edukimit fizik në shkollat ​​fillore dhe të mesme./Zhurnal.mk

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky