Agjencia Zhurnal.mk.

Blinken: BE-ja më e fortë me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Uashington, 16 Korrik – Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë sot nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez.

Blinken u shpreh se një BE me Ballkanin Perëndimor në të, është më e fortë, ndërsa shtoi she SHBA njeh kompromiset që Maqedonisë së Veriut i është dashur të bëjë me miratimin e propozimit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne i njohim kompromiset e vështira të konsideruara në këtë propozim, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase.

Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e ardhshëm”, deklaroi Blinken.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky