Shkup, 16 Korrik – Tradita vazhdon në Olimpiadën e 63-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2022) në Oslo, ku kombëtarja e Maqedonisë arriti një rezultat të shkëlqyer, vendin e 39-të në botë në matematikë. Në Olimpiadën morën pjesë 104 shtete me 589 garues.
Udhëheqës i ekipit tonë në IMO-në e 63-të ishte Ilija Jovqeski, ndërsa nënkryetar Mirko Petrushevski”. Përveç Davkovit, i cili ka mbaruar klasën e nëntë në ShF “Vanço Përqe”- Shtip, të tjerët janë nxënës të ShMP ” Jahja Kemal”. Në këtë garë matematikor më prestigjioz në botë, ekipi ynë këtë vit fitoi dy medalje argjendi, dy bronzi dhe dy Mirnjohje.
1. NIKOLA SPIROVSKI (Medalje argjendi; 29 pikë) – ShMP ” Jahja Kemal “.
2. DAMJAN DAVKOV (Medalje argjendi; 29 pikë) – ShF “Vanço Prqe” – Shtip
3. BLAZHE SUKLEVSKI (Medalje bronzi; 27 pikë) – ShMP ” Jahja Kemal “.
4. JAN STOJANOVSKI (Medalje bronzi; 24 pikë) -ShMP ” Jahja Kemal “.
5. ALEXIJ TASIC (Mirnjohje; 21 pikë) – ShMP ” Jahja Kemal “.
6. JASNA ILIEVA (Mirnjohje; 18 pikë) – ShMP ” Jahja Kemal “.
Urime këtyre nxënësve të mrekullueshëm, Mentorëve të tyre, Prindërve të tyre dhe Unionit të Matematikanëve të Maqedonisë.





