Agjencia Zhurnal.mk.

NATO, SHBA dhe Gjermania i dënuan referendumet e planifikuara në katër rajone ukrainase

NATO, Uashingtoni dhe Berlini sot i dënuan shprehjet e planifikuara të referendumit në rajonet ukrainase Donjeck dhe Lugansk, në të cilat pritet  “republikat” e vetëshpallura si dhe rajonet rreth Zhaporozhjes dhe Hersonit, të shprehen për ribashkim ndaj Rusisë.

“Referendumet e rreme nuk kanë legjitimitet dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një përshkallëzim i mëtejshëm në luftën e (Presidentit rus Vlladimir) Putin, shkroi në Tuiter Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të forcojë mbështetjen e tij për Ukrainën,” kërkoi Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se “Rusia po organizon me nxitim referendume të rreme”.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Xhejk Salivan, tha se SHBA nuk do të njohë referendumet për aneksimin e pjesëve të Ukrainës në Rusi.

Kancelari gjerman Olaf Sholc  i karakterizoi referendumet e tilla “fiktive” si të papranueshme.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky