Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar sot në një aksident komunikacioni në Egjipt. Një autobus ka rënë në një kanal në veri të Egjiptit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Kajro.
Autobusi transportonte 35 persona kur kishte dalë nga autostrada dhe kishte rënë në kanalin Mansiria në qytetin Aga në provincën Dakalia.