Princesha e Uellsit rrëmbeu vëmendjen në banketin e parë shtetëror të mbretërimit të Charles, shtruar në Buckhingham Palace në ndër të presidentit të Afrikës së Jugut. Kate Middleton, 41 vjeç, i mahniti të pranishmit me një fustan të bardhë të zbukuruar me gurë të çmuar nga Jenny Packham, i cili mëngët i kishte në formë pelerine.


Pamja mahnitëse e bardhë e saj megjithatë, menjëherë solli në mendje kombinimin e vjehrrës së vet të ndjerë, Princeshës Diana gjatë një vizite zyrtare në Hong Kong në vitin 1989. Në fakt Kate mbante edhe tiarën e vërthët e Dianës, cka bëri që disa ndjekës të pyesnin nëse po përpiqet ta kopjojë në cdo gjë nënën e bashkëshortit të saj.

Diadema u realizua nga argjendaria mbretërore Garrard në vitin 1914 në një dizajnin personal të Mbretëreshës Mary, krijuar nga perlat dhe diamantet që gjendeshin tashmë në posedim të familjes së saj.





