Agjencia Zhurnal.mk.

Onishçenko penalizon shkuarjen e Dimovskit ambasador, këto ditë konsulta mes Pendarovskit, Kovaçevskit dhe Osmanit

Shkup, 17 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pret këto ditë të mbahet konsultim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe të sillet vendim nëse ish-drejtori i ASN-së, Viktor Dimovski do të niset drejt vendit të ambasadorit në Paris, pas rastit me shtetësinë e Oleksandr Onishçenkos.

“Procedura është deri në fazën kur duhet të kalohet në Kuvend në Komisionin për politikë të jashtme, sepse është marrë agremani, janë mbrojtur tezat të shkojë në Komisionin për politikë të jashtme. Megjithatë, siç e dini edhe presidenti inicoi  proces të konsultimeve mes presidentit, kryeministrit dhe mua, si ministër i Punëve të jashtme, në mënyrë që ta vlerësojmë gjendjen pas këtij zhvillimi të ngjarjeve dhe më pas do të sjellim vendim. Deri më tani nuk është sjellë vendim lidhur me ambasadorin, por besoj se në ditët në vijim do të kemi konsultim të tillë”, deklaroi Osmani.

Ministri potencoi se duhet të sillet vendim politik, si dhe se nuk do të priten rezultatet nga hetimi.

I pyetur për rastin me anulimin e aktvendimeve të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Osmani thotë se nuk dëshiron të prejudikojë për vendimin e Gjykatës, por se konsideron që duhet të ketë sqarim përse ka ndodhur kjo. Gjykatat, thotë Osmani, duhet të jenë më transparente.

Ministri i Punëve të jashtme paralajmëron se fokusi i KE-së në vitin e ardhshëm do të jetë më i ashpër sepse këtë vit “ishim të ndjeshëm”.

“Institucionet duhet të jenë të gatshme, Muaji i mjaltit kaloi, se do të ketë vlerësim serioz dhe secili veçanërisht do të japë përgjigje për institucionin e vet”, tha Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky