Agjencia Zhurnal.mk.

Del në shitje Ferrari F40 në pronësi të shefit të Mercedes F1, Toto Wolff

Shefi i ekipit Mercedes-Benz Formula 1 – Toto Wolff – po shet një Ferrari F40 shumë të kërkuar më pak se një vit pasi u vendos një rekord i ri ankandi për super-veturën ikonë.

I listuar nga kompania britanike Tom Hartley Jnr, ky Ferrari F40 i vitit 1990 është një nga 1315 ekzemplarët të ndërtuar nga prodhuesi italian e veturave midis viteve 1987 dhe 1992 dhe vetëm një nga 27 të regjistruara për herë të parë në Spanjë.

Por kjo nuk është hera e parë që Toto Wolff shet makina nga koleksioni i tij personal përmes Tom Hartley Jnr, raporton Drive.

Në vitin 2021, një Ferrari LaFerrari, Ferrari Enzo dhe Mercedes-Benz SL65 AMG Series Black, të gjitha këto në pronësi të drejtorit të ekipit Mercedes-AMG Formula, 1 u shitën nga firma britanike.

Wolff deklaroi se arsyeja se pse ai po zvogëlonte koleksionin e tij është për shkak të mungesës së kohës për të vozitur super-veturat – kohë kjo e cila do të reduktohet vetëm falë sezonit të këtij viti me një rekord prej 23 garave që do të zhvillohen në Formula 1.

Ky ekzemplar është certifikuar gjithashtu nga Ferrari përmes programit “Red Book Classiche” të kompanisë për arsye se ka motorin, transmisionin, shasinë dhe trupin e tij origjinal.

Çmimi më i lartë për një makinë garash Ferrari F40, i njohur edhe si F40 LM, u arrit në shkurt 2019, me RM Sotheby’s duke shitur prototipin e mëparshëm të para-prodhimit në ankand për 4,842,500 € (7.4 milion dollarë australian). 

For sale: Ferrari F40 owned by Mercedes F1 boss Toto Wolff
For sale: Ferrari F40 owned by Mercedes F1 boss Toto Wolff
For sale: Ferrari F40 owned by Mercedes F1 boss Toto Wolff
For sale: Ferrari F40 owned by Mercedes F1 boss Toto Wolff
For sale: Ferrari F40 owned by Mercedes F1 boss Toto Wolff

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky