Agjencia Zhurnal.mk.

“Shpëtova vetëm unë” – Tani Ibrahimi rrëfen tragjedinë familjare sesi humbi prindërit në aksidentin me makinë

Tani Ibrahimi ishte njëri prej banorëve të rinj që u bënë pjesë e Big Brother VIP Albania rreth dy javë më parë.

I njohur për humorin e tij, aktori nga Shkodra ka qëndruar i heshtur duke mos u përfshirë në lojën e banorëve.

Megjithatë, ai herë pas here ka treguar histori nga jeta e tij personale duke zbuluar se është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por një rrëfim prekës ai e bëri mbrëmjen e kaluar (e diel) teksa po bisedonte me Oltën, Armaldon dhe Dean.

Tani zbuloi se para 10-të vitesh ka humbur të dy prindër në një aksident me makinë, të cilën ai ishte duke e vozitur dhe ishte i vetmi që i shpëtoi tragjedisë.

“Nuk i kam prindër qe 10 vite, kam bërë aksident me makinë, prindër e mi ishin pasagjerë ata kanë vdekur kam shpëtuar vetëm unë, ka ndodhur në vitin 2013, më preu rrugën një kamion, tabela thoshte 50 unë Isha 100 kilometra në orë, ai bëri gabim të dyfishtë, kishim faj të dy palët”, ka treguar i prekur Tani.

Ndryshe, Tani ndonëse kishte imunitet dy javë bashkë me banorët e tjetër të ri, ata u bën të nominueshëm nga një lojë e caktuar nga “Vëllai i Madh” ku ata u hodhën në pishinë për të mbaruar kështu imunitetin.

Por, tre banorët e nominuar të kësaj jave janë Luizi, Kiara dhe Bledi Mane dhe njëri nga ta pritet të largohet nga shtëpia e famshme nesër (e martë).

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky