Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthen zjarr në urën e hekurudhës në Shkup

Shkup, 12 maj – Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor dhe qendrës tregtare East Gate në Shkup, përcjell “Klan Macedonia”.

Sipas njoftimeve të para zjarri ka shpërthyer mbrëmë, ndërsa është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa siç raportohet, po tentojnë edhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.

Zjarri arriti të shuhet mbrëmë, ndërsa ura është e mbyllur për qarkullim nga policia derisa të përcaktohet qëndrueshmëria dhe siguria e saj.

Brenda ditës së sotme policia duhet të jap më shumë detaje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky