Shkup, 19 maj – Paketa e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d do të miratohet dhe projekti do të zbatohet, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me pritjet që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të reagojë për ndryshimet e propozuara ligjore, në shënimin e Ditës së Metrologjisë – 20 Maji, Bekteshi tha se kthim pas nuk ka dhe kjo është punë e kryer.
“Kemi një nga kompanitë më të mëdha me renome që do të jetë kontraktor, e ajo është kompania “Behtel” në konsorcium me “Enkan”. Sa i përket KSHPK-së unë sigurisht do të doja që t’i bëja thirrje që të jenë më të shpejtë, duke e pasur parasysh që tashmë e kanë kontratën dhe të dalin me konstatimet e tyre. Do të thotë se ka institucione – KSHPK, prokurori por edhe institucionet e tjera, le ta kryejnë punën e tyre”, porositi Bekteshi.
Qeveria, theksoi, i ka kryer punët e veta, tani ligjet janë në Kuvend dhe presin që deputetët sa më shpejtë t’i miratojnë.
“Tani më disa ligje siç jam i informuar kanë kaluar në komisione dhe presim në votimin e tyre që të fillojmë të punojmë me çka do të ketë një ndikim pozitiv edhe në pjesën e ekonomisë. Duke e pasur parasysh se mbi 51 për qind e kontratës do të realizohet nga kompanitë vendore, ndërsa ne presim që kjo të jetë edhe mbi 70 për qind”, theksoi Bekteshi.





 
					 
					 
	
