Agjencia Zhurnal.mk.

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së

Shkup, 5 qershor – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në festimet për 21 vjetorin e BDI-së, tha se ai nga natyra është optimist dhe shpreson se shumë shpejt vendi do të integrohet në BE.

Ahmeti tha se “as optimistët më të mëdhenj nuk kanë menduar se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s”.

“Ata as kanë menduar që Maqedonia si shtet do të jetë shembull për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve. Maqedonia është Evropa e vogël e cila respekton diversitetet.

Nëse dikur kemi menduar se edhe 10 vite na duhet për anëtarësim në BE, unë do të thoja se për 3-4 vite do të jemi pjesë e familjes evropiane ngase rrethanat gjeopolitike dhe gjeostrategjike janë ndryshuar në favorin që të shpejtohet dhe shkurtohet procesi”, tha Ahmeti.

Megjithatë kryetari i BDI-së është decid se duhet të ndodhë pajtimi mes të gjitha subjekteve në shtet që të zbatohen ndryshime kushtetuese.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky