Agjencia Zhurnal.mk.

Konsull i Meksikës në Shkup, Maliqi: Përgjegjësi e madhe të vazhdoj rrugëtimin e babait tim

Shkup, 3 korrik – Alban Maliqi është emëruar Konsull nderi i Meksikës me seli në Shkup, e këtë e ka bërë të ditur edhe MPJ Osmani sot gjatë takimit me të,

Ndërkohë që nga Maliqi Grup njoftojnë gjithashtu mbi emërimin e tij si Konsull nderi i Meksikës.

Kemi nderin e veçantë të njoftojmë se z. Alban Maliqi, pjesë e Bordit të Drejtorëve të Grupit Maliqi, është emëruar si konsull i ri i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Maliqi po merr këtë post të rëndësishëm me qëllim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Meksikës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Me nder të madh sot pranoj një detyrë të re, Konsull Nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës – Meksikë. Unë kam një përgjegjësi të madhe për të vazhduar kur babai im u ndal shumë shpejt, dhe si konsull për të udhëhequr një rol të rëndësishëm në promovimin e tregtisë, kulturës dhe turizmit midis dy vendeve. Kjo deklaratë paraqet një fillim të ri dhe sinjalizon shpresën për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona. Jam i bindur se me energjinë dhe përvojën e tij të madhe, ky mandat si konsull do të shënohet me sukses. Pres me padurim aktivitetet e para për të forcuar lidhjet mes popujve tanë”, thotë zoti Alban Maliqi, përcjell Zhurnal.mk.

I urojmë nga zemra Z. Alban Maliqi për këtë emërim dhe i urojmë suksese në detyrën e re, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Maliqi Grup.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky