Agjencia Zhurnal.mk.

Reisul Ulema mori pjesë në përcjelljen për në botën tjetër të merhumit Hafiz Emin ef. Hasani nga Negotina

Gostivar, 12 korrik- Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në varrimin e merhumit Hafiz Emin Hasan Hasani, një nëpunës i palodhshëm i Muftinisë dë Gostivarit i cili tërë jetën ia kushtoi Islamit dhe jetës fetare islame. Misionin e vet e filloi në moshën 16 vjeçare u punësua në detyrën e imamit në fshatin e lindjes Gjurgjevisht, e në ndërkohë merrte mësime të mëtutjeshme në Negotinë si dhe në Gostivar nga hoxhallarë eminent si Qemal Efendiu i Çegranit, hafiz Zylbehari i Banjicës si dhe nga hoxhallarë të tjerë. Si imam në vendlindje shërbeu dhjetë vjet e pastaj punoi si imam në fshatin Kalisht rreth dymbëdhjetë vjet, pastaj tre vjet në fshatin Jabollçisht të Velesit, tre në fshatin Skudrinë dhe më në fund u punësua si imam në fshatin Sanakos, ku shërbeu njëzet e gjashtë vite me radhë.
Hafiz Emini njihet si hafiz i talentuar dhe shumë i përpiktë në detyrën e tij si imam ku do që ishte. Po ashtu ai kontribuoi edhe për çështjen kombëtare si shumë hafizë të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe ai ua mësoi Kuranin përmendësh katër hafizëve si dhe njëmbëdhjetë të tjerë e mësuan Kuranin pjesërisht.
Allahu i Madhrishëm merhumit t’i falë xhennetin, ndërsa familjes durim të pashoq.
Allahu e mëshiroftë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky