Gjobat për RTK-në në vlera mijëra euro nga Inspektorati i Punës nuk kanë të ndalur, shkruan Syri.net Kosova.
Sipas Sindkatës së RTK-së, për shkak të procedurave te paligjshme të cilat tani më janë bërë përditshmëri nga drejtuesit e RTK-së, Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në në vlerë prej 1500 euro.
“Çuditërisht për gjithe këtë dëm financiar që po i bëhet Transmetuesit Publik askush nga përgjegjësit e tij deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi.
Sindikata e Pavarur e RTK-së është jashtëzakonisht e shqetësuar nga këto veprime të drejtuesve të RTK-së të cilat po e çojnë Transmetuesin Publik drejt kolapsit financiar.
Të punësuarit e RTK-së po përballen me kushte të tmerrshme të punës, prej mungesës në këto temperatura ekstremisht të larta të klimatizimit, e deri te mungesa e karrigeve.
Derisa drejtuesit e RTK-së ankohen se këto nevoja elementare të punës nuk po mund t’i plotësojnë për shkak të mungesës së buxhetit, gjobat për shkak të veprimeve të paligjshme të tyre janë bëre pothuajse përditshmëri në RTK.”, theksohet në reagimin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së.




