Agjencia Zhurnal.mk.

Përkujtohet Masakra e Lubotenit, Grubi: Përkulemi para madhështisë së veprave të dëshmorëve

Shkupi, 12 gusht – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kryer sot homazhe tek varrezat e martirëve të masakrës së 12 gushtit në fshatin Luboten.

Grubi në fjalimin e tij tha se Gjykata e Hagës ka kryer gjykim për rastin e masakrës së Lubotenit, ndaj sot të gjithë së bashku po jetësojnë amanetet e martirëve.

“Të nderuar të pranishëm, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve. Unë kam pas rastin që në këtë fatkeqësi të jem adresa e parë, sepse aso kohe ashtu e kisha punën dhe erdhën disa qytetarë në zyret e OSBE-së. Po e përmendi këtë rast sepse në Gjykatën e Hagës u gjykua për Lubotenin, u dënua policia maqedonase e asaj kohe ndaj ngjarjeve që u bënë ndaj shqiptarëve në ato kohë. Sot kujtojmë vetëm amanetin e dëshmorëve që lanë për ne, përkulemi çdo vit para madhështisë së këtyre dëshmorëve dhe japim llogari për punët që bëjmë ne drejt jetësimit të amanetit të tyre”, tha Grubi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky