Agjencia Zhurnal.mk.

Ali Ahmeti realizoi takim me delegacionin amerikan nga Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois

Tetovë, 28 gusht – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga përfaqësues të kuvendeve të shteteve si Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois si dhe përfaqësues të ACYPL (American Council of Young Political Leaders).

Nën organizimin e ambasadës amerikane në Shkup, kryetari Ahmeti ka takuar znj. Sarah Harbison, z. Noah Sanford, znj. Bride Sweeney, znj. Vanessa Tanner, z. Anthony Vega, z. Robert Williams si dhe z. David Spector.

Temë e bisedës në këtë takim ishin marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe proceset e zhvilluara në vend që nga lufta e vitit 2001 e deri më sot te procesi i ndryshimeve kushtetuese.

Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj angazhimit të SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme që tregojnë ndaj Maqedonisë së Veriut, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001, Marrëveshjes së Prespës, anëtarësimit në NATO, dialogu strategjik, ndihma në fushën e mbrojtjes, si dhe rruga e procesit të ndryshimeve kushtetuese, moment ky shumë vendimtar për vendin dhe se SHBA vazhdon të mbetet partneri më i besueshëm në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejtë perspektivës europiane.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky