Agjencia Zhurnal.mk.

Vollfgang Maier për “Agjenda 35” të TVM: Nuk do të tolerojmë vjedhje të rrymës – vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet për eliminimin e tyre

Shkup, 12 tetor – “Vjedhjet e rrymës janë një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet kompania. Për kompaninë dhe mua personalisht si individ, është e papranueshme që dikush të merr një produkt apo shërbim të cilin nuk e paguan” theksoi Vollfgang Maier, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni në intervistën e emisionit “Agjenda 35” e cila emitohet në Radio Televizionin e Maqedonisë. 

Maier theksoi se kompania po bën gjithçka që t’i zvogëlojë humbjet e energjisë elektrike dhe tha që kompania ka investuar në këtë proces, për zgjidhjen e të cilit vazhdon të mbetet angazhim i shkallës së lartë.

„Edhe angazhimet e deritanishme kanë efekt të konsiderueshëm, por kam përshtypje se tashmë edhe shoqëria dhe institucionet janë me ne, sepse kushdo që paguan për rrymë nuk mund të kuptojë që dikush tjetër nuk paguan. Kemi bërë përpjekje të mëdha dhe mbetemi të përkushtuar që të zvogëlohen sa më shumë humbjet joteknike të cilan në përkthim do të thonë vjedhje të rrymës” shton ai.

Gjatë kohës së fundit është mjaft e aktuale për publikun që EVN Maqedoni u përkushtua dhe punonte intensivisht në drejtim të zvogëlimit të vjedhjeve të energjisë elektrike. Për zvogëlimin e këtyre humbjeve, EVN ndër vite me sukses realizon projekte në vendbanime ku vjedhjet janë mjaft të theksuara. Projekte për modernizimin e rrjetit distributiv që janë veçmë të realizuara, në zhvillim e sipër apo janë duke u planifikuar ka në Haraçinë, Prilep, Likovë, Manastir, Strumicë etj. Kompania bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante dhe komunat, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë, Prokurorinë Publike etj.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky