Agjencia Zhurnal.mk.

Anëtarët e jurisë të Car Design News, e shpallin veturën Polestar 4 si veturën më dizajnin më të bukur të vitit

Polestar 4 është shpallur vetura më e bukur serike e këtij viti, duke rrëmbyer çmimin “dizajni i vitit” – derisa Dacia Manifesto për konceptin më të mirë, shkruan ueb-faqja Car Design News.

Fjala është për një nga çmimet më të vlerësuara të këtij lloji, në veçanti pasi vlerësohet nga një juri e përbërë nga 16 dizajnerë nga studio të njohura në mbarë botën, transmeton Telegrafi

Për shembull, këtë vit Massimo Frascella, drejtor dizajni i Jaguar Land Rover dhe Lisa Reeves, drejtuese e departamentit të dizajnit të brendshëm të Volvo, ishin në juri.

Polestar fitoi përpara Kia EV9, Volvo EX30 dhe Jeep Avenger, ku deri në tetë dizajnerë e vendosën atë model në vendin e parë.

Nga ana tjetër, suksesi i Dacia Manifesto është edhe më i rëndësishëm kur dihet se është vetëm vetura e parë koncept e kësaj marke, e cila është në proces të ridizajnimit të gamës së saj.

Konkurrentët e saj më të mëdhenj ishin Citroen Oli dhe Mercedes Vision One-Eleven.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky