Agjencia Zhurnal.mk.

Festa e ushtarëve amerikanë të KFOR-it në Kosovë: U mungon familja, por prioritet misioni

Qarkullimin përgjatë terrenit të thyeshëm e vështirësuan reshjet e borës.

Më pastaj në këmbë, ushtarët amerikan të KFOR-it patrullojnë rregullisht në kuadër të asaj që njihet si vija administrative kufitare në mes Kosovës e Serbisë.

Kontrollet që u intensifikuan pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë nga grupet terroriste serbe, po vazhdojnë edhe në këto ditë në prag të Krishtlindjes.

Përgjegjësia ushtarake që kanë, për këta e mund ndjenjën e të qenurit larg atdheut për festat e fundvitit.

Entuziazmi nuk mungon as tek një tjetër amerikan, që sivjet kërshendellat i pret larg familjes.

Ndryshe nga terreni, përgatitje festive këta bënë në kampin Bondsteel me stolisje të ambienteve.

Ato mbase po ia bëjnë me të lehtë ndarjen nga e bija për festa, edhe një ushtareje tjetër amerikane.

Si tradicionalisht ata e zbukuruan e ndriçuan edhe bredhin që simbolizon kremten e lindjes së krishtit dhe ndërrimin e moteve. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky