Në Prishtinë sonte do të bëhen homazhe për Alexei Navalny, liderin e opozitës ruse, i cili vdiq në rrethane misterioze në një burg të Rusisë.
Homazhet do të bëhen në ora 18:00, para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nata
Shqetësuese rastet e dhunës në familje
“Ëndrra e shkretëtirës”, Arabia Saudite me tren luksoz – do të përshkojë 800 milje nëpë…
Gruaja në Melburn prej pesë vitesh fjeti pranë kufomës së kalbur të vëllait – fqinjët v…“Përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë. Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi. Ai ishte shpallur nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes”, thuhet në komunikatë.
Organizator i homazhit është “The Geopost”
Ndryshe, Navalny si lideri më i shquar i opozitës ruse, kishte qenë i burgosur që kur u kthye nga Gjermania në vitin 2021 pas helmimit.
Ai vdiq në burgun e Arktikut të premten, por autoritetet ruse pretendojnë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje.




