Agjencia Zhurnal.mk.

Vesa Smolica në BBVA: Nuk ka jetë pas vdekjes, nuk ka fakte

Dy konkurrentët nga Kosova në BBVA, Vesa Smolica dhe Arta Kabashi kanë pasur një debat interesant për sa i përket temës “A ekziston jeta pas vdekjes?”.

Tema ishte zgjedhur në mënyrë rastësore më tërheqjen e një letre dhe vjen në kuadër të lojës nga Vëllai i Madh.

Këngëtarja nga Gjakova, Vesa Smolica tha se jeta pas vdekjes nuk ekziston, por që beson se energjia e njeriut mund të bartet.

“Unë nuk mendoj që ka jetë pas vdekjes, sepse nuk ka fakte. Mundet që trupi me u shpërbë në energji por jo me pas jetë pas vdekjes. Shpirti që del nga trupi shpërndahet dhe shndërrohet në energji. Por, nuk jetohet dhe thjesht shpërndahet në energji”, ka thënë Smolica.

Megjithatë, të njëjtin mendim nuk e ndanë kolegia e saj, njëherësh këngëtarja nga Peja, Arta Kabashi e cila duke cituar disa poetë mistikë tha se energjia e njerëzve ekziston edhe pas vdekjes.

“Unë mendoj se jeta pas vdekjes ekziston, se nga shumë poetë mistikë sikurse Rumi, janë cituar shumë shpesh duke thënë se njeriu, energjia e njeriut ekziston edhe pas vdekjes; ekziston në lule, në erë, ekziston në gjithçka që shpërbëhet shpirti i njeriut”, deklaroi Kabashi.

“Edhe në fenë islame edhe në fenë krishtere, thuhet se ka jetë të njerëzve pas vdekjes”, tha mes tjerash këngëtarja nga Peja. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky