Shkup, 6 mars – Papunësia dhe vendet e lira të punës janë dy gjëra të kundërta që e kategorizojnë Maqedoninë e Veriut. Përderisa kemi fluks masiv të ikjes apo migrimit të të rinjve si pasojë e paunësisë dhe një varg arsyesh tjera. Në të njëjtën kohë publikohen të dhëna të cilat tregojnë që në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë9.815 vende të lira pune. Sipas ESSH-së shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %. Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.05 %. Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.62 %. Dhe, ky paradoks nuk ndodhë rastësisht, por është si pasojë e hulumtimit adekuat të tregut, shkruan Zhurnal.
Maqedonia e Veriut ka 9.518 vende të lira të punës –
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 %. Numri i vendeve të punës të plotësuara ishte 491.188, ndërsa të lirave 9.518. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %.
Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.05 %. Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.62 %.
Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 656, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.
Maqedonia e Veriut sikurse shumë shtete të tjera pati pësuar një “kolaps” ekonomik për sa i përket menaxhimit të situatës me krizën e re ekonomike, e cila ka prekur secilën shtresë të qytetarëve. Në mesin e krizës ekonomike vazhdojnë paralajmërimet se pritet një dimër i ftohtë, që nënkupton se nga kriza nuk ka shpëtim vetëm se thellim edhe më shumë.
Por, ajo që është në interes të qytetarëve është pyetja se a ka goditur më në fund punësimin në vend kriza e shkaktuar nga mungesa e energjisë dhe inflacioni?. Përgjigja e secilës pa hamendje, është po, pasi kishim një rritje të dukshme e shumë shqetësuese të nivelit të papunësisë në vend, vetëm përgjatë muajit tetor të vitit që lamë pas, 1429 persona janë shtuar listës së kobshme, asaj të papunësisë
Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-
Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.
Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.
Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. /Zhurnal.mk




