Agjencia Zhurnal.mk.

Ikje pa kthim, shqiptarët anekënd botës marrin shtetësi të ndryshme!

Shkup, 6 mars – Ikja e shqiptarëve ka zanafillë më të hershme, por nuk i definon vetëm termi ikje, pasi shpesh herë gjatë historisë shqiptarët kanë qenë të dëbuar dhunshëm. Por, ikja e shqiptarëve sot nga vendet e tyre nuk po ndodhë nga dhuna fizike e as presioni, po ndodhë si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetesë: punë, siguri, drejtësi. Ikja e tyre bëhet edhe më e trishtueshme kur kuptohet se është ikje pa kthim, ata që ikin sot nesër vendin e lindjes e shndërrojnë vend pushimi, dhe nuk mendojnë të kthehen asnjëherë për të jetuar. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat alarmante se sa shqiptarë kanë marrë shtetësi të huaj. Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton shifrat nga viti 2002 dhe i ka përditësuar edhe për vitin 2022. Këto janë shifra shqetësuese dhe të frikshme për sa i përket të ardhmes së rajonit, shkruan Zhurnal.

604 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së në 20 vjet, vetëm në 2022-n u rritën 55% – 

Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton shifrat nga viti 2002 dhe i ka përditësuar edhe për vitin 2022.

Numri më i lartë i shtetësive të dhëna ishte në 2016, me 67 mijë, i ndjekur nga 2017-a, me 59 mijë. Më pas u shënua një tendencë e qëndrueshme në rënie, deri në vitin 2022, kur pasaportat e dhëna për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE-së u rritën sërish (shiko grafikun Numri i shtetësive të dhëna nga vendet e BE-së për shqiptarët në vite, 2002-2022).

Rritja e tyre përkon me valën e re të emigracionit që ka përfshirë vendin vitet e fundit, duke u kthyer në një shqetësim real për ekonominë vendase, si në tregun e punës ashtu dhe për tendencën e konsumit.

Shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë bëjnë rreth 22% të popullsisë që raportohet se jeton sot në Shqipëri, që është 2.76 milionë banorë, (INSTAT nuk i ka publikuar ende të dhënat e Censit të ri).

Gati 1 milionë njerëz morën shtetësinë në BE gjatë vitit 2022 – 

989 mijë persona morën shtetësinë në një vend të Bashkimit Europian ku jetonin, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2021. Shumica e shtetësive të reja (në shifra absolute) janë dhënë nga Italia (213 700; 22% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja (181 800; 18% e totalit të BE-së) dhe Gjermania (166 600; 17%).

Rritjet më të mëdha për numrin e shtetësive dhënë rezidentëve joshtetas në vitin 2022 krahasuar me vitin pararendës u regjistruan në Itali (+92 200), Spanjë (+37 600) dhe Gjermani (+36 600). Nga ana tjetër shkalla më e ulët u vu re në Francë (-15 900), Holandë (-9 300) dhe Portugali (-3 700).

Të dhënat tregojnë se 87% e të gjithë atyre që kanë marrë nënshtetësinë e vendit të BE-së ku kanë jetuar ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së.
Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 12%. Ndërsa pjesa tjetër që kishin një shtetësi të mëparshme të panjohur ose ishin pa shtetësi përbënin masën e 1 për qind dhe 0.7 për qind përkatësisht.

Në vitin 2022, shtetasit marokenë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me gjithsej 112 700 status të shtetësisë së dhënë. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit sirianë me 90 400 shtetësi, të ndjekur nga shqiptarët me 50 300 shtetësi. Rumania regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit* në vitin 2022 midis vendeve të BE-së, me 26.8 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas. Suedia ishte 10.6, e ndjekur nga Holanda me 4.4 dhe Italia me 4.2.

Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në Letoni dhe Estoni (të dyja 0,4), Austri dhe Bullgari (të dyja 0,7) dhe Maltë dhe Çeki (të dyja 0,8).

Kujtojmë që, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në të gjitha shkollat fillore të vendit ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak 2021-2022.

Shkollat shqiptare po bashoadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup. Në një deklaratë për KlanM profesori universitar Fati Iseni ka sjellë disa shifra konkrete të cilat tregojnë në mënyrë të qartë numrin e nxënësve që sot mungojnë.

“Nëse në vitin 2006-2007 në nivel shtetëror kishim 228.207 nxënës në vitin 2020-2021 kemi 185.925 nxënës. Do të thotë në nivel shtetëror kemi rënie për 44 mijë e 282 nxënës. Kjo do të thotë se një qytet i tërë na mungon në shkolla fillore apo 18,5% jashtëzakonisht shifër e lartë” ka thënë Fati Iseni, profesor universitar.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky