Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup shënohet 81 vjetori i deportimit të hebrenjve të Maqedonisë

Shkup, 11 mars – Me vendosjen e luleve para monumentit të 7.144-të hebrenjve maqedonas të deportuar në oborrin e ish Monopolit sot në Shkup shënohet 81 vjetori i deportimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist “Treblinka”.

Ndër ata që vendosën lule ishin edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri teknik Talat Xhaferi, deputetë dhe ambasadorë.

“Sot bëjmë homazhe për 7.144 hebrenj nga Maqedonia. Maria, Pepo, Zholi, Besale, Dora, Davidi, Rufel, Jacob, Boena, Marie, Eshter dhe shumë hebrenj të tjerë nga Maqedonia, të cilët vdiqën tragjikisht në kampin e vdekjes “Treblinka”. Shtatë mijë e njëqind e dyzet e katër hebrenj nga Shtipi, Manastiri dhe Shkupi nuk i panë më vendlindjet e tyre, tha në fjalën e tij kryetari i komunitetit hebre Pepo Levi.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi tha se nuk janë këtu për të hapur plagë nga e kaluara e dhimbshme, por për të dërguar mesazhin që diçka e tillë të mos ndodh më asnjëherë. Ai, ndër të tjera tha se bashkohet duke i tëhënë “jo” çfarëdo lloj forme të jotolerancës, antisemitizmit, fashizmit, agresionit përmes përjashtimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Para të pranishmëve foli edhe ambasadorja e Izraelit, Simona Frankel e cila theksoi se përkujtimi i dëbimit të komunitetit hebre në shtet në kampet naziste këtë vit për Izraelin ka një kuptim të ri dhe të dhimbshëm dhe tha se nuk dëshiron ta krahasojë “holokaustin me masakrën e 7 tetorit”. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky