Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-ministri i Gruevskit del nga burgu, Apelacioni i’a pranoi ankesën

Shkup, 12 mars – Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski do të jetë i lirë,pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesën e tij dhe vendosi që ai të dal nga burgu më 16 qershor 2024.

“Sipas vendimit të miratuar, vendimi për lirim me kusht është ndryshuar dhe lirimi me kusht për të dënuarin Mile Janakieski, në vend që të fillojë më 16.01.2025, siç shkruhej në vendimin fillestar, do të fillojë më 17.06.2024, por me kusht që i akuzuari të mos kryejë vepër të re”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup.

Gjykata pranoi edhe ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili po vuan dënimin në burgun e Strugës. Pasi pranoi fajësinë, ai u dënua me tre vjet burg për çështjen “Perandoria”. Rasti tani është kthyer për rigjykim dhe vendosje në gjykatën e shkallës së parë, andaj pritet që Gjykata Penale të veprojë sipas udhëzimeve të gjykatës më të lartë dhe ta lirojë Mijallkovin, i cili plotëson kushtin për lirim të parakohshëm.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky