Agjencia Zhurnal.mk.

Vizita e Escobarit në Kosovë, ambasada amerikane: Mbështetja për Kosovën është e palëkundur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përmbledhur vizitën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë.

Ambasada rithekson se përkundër sfidave që janë tani në marrëdhëniet dypalëshe, mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet e palëkundur.

“Siç theksoi Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, theksohet në komunikatë.

Ndryshe, emisari amerikan Escobar ka deklaruar të premten se kryeministri Kurti ka refuzuar propozimet e tij për dinarin.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, kishte deklaruar ai.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti derisa kishte njoftuar për takimin me Esobar, ka bërë të ditur se ka përsëritur nevojën që Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë, ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

U.S. Embassy Pristina welcomed Deputy Assistant Secretary Gabriel Escobar for a visit to Kosovo this week, where he met…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Saturday, March 16, 2024

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky