Agjencia Zhurnal.mk.

“Frontit Europian” iu bashkua edhe Unioni i Romëve, Ahmeti shtrëngoi duart me Osmanovskën

Shkup, 28 mars – Frontit Evropian të udhëhequr nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti iu bashkua edhe Unioni i Romëve. Kryetarja e këtij subjekti, Fatma Osmanovska tha se me BDI-në ndajnë të njëjtat vlera, ideologji dhe vizione.

“Në cilin front të rreshtohemi komuniteti rom nëse jo në Frontin Evropian? Cilët partnerë duhet t’i zgjedh bashkësia rome nëse jo ata me të cilët ndajnë vizionin, ideologjinë dhe qëllimet e njëjta dhe ajo është jetë e barabartë dhe të dinjitetshme në Bashkimin Evropian”, deklaroi Fatma Osmanovska, Kryetare e Unionit të Romëve.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se në mandatin e ardhshëm për herë të parë do të ketë një deputete rome. Ai shtoi gjithashtu se gjatë përpilimit të Marrëveshjes së Ohrit aso kohe kishte përfaqësuar edhe romët, boshnjakët, turqit, serbët dhe vllehtë në negociata.

“BDI do të bëjë edhe të pamundurën por në këtë mandat duhet të ketë deputete rome dhe ajo do të jetë Fatimja”, tha Ali Ahemti, Kryetar i BDI-së.

Paraprakisht Frontit Evropian të Ahmetit iu bashkuan Skender Rexhepi me Lëvizjen Populli, Menduh Thaçi me PDSH-në, Arjanit Hoxha me PDE-në dhe Bejxhan Ilias nga Paria Demokratike Turke. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky