Agjencia Zhurnal.mk.

Detaje nga sulmi me armë në Haraçinë

Shkup, 1 prill – Sipas informacioneve të fundit jozyrtare  tre të plagosur rezultojnë nga incidenti me armë në Haraçinë, ku ishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit, ka raportuar Klan Maqedoni.

Kreu i kësaj komune, Ibrahimi edhe më parë ka pasur probleme të kësaj natyre, dhe se tashmë në Haraçinë dihet gjithë historia e këtij problemi mes një familje të njohur dhe kryetarit të komunës.

Muaj më parë komuna ishte mbyllur dhe stafi nuk kishte shkuar në punë, për shkaqe sigurie. Për këtë problem janë ngritur edhe kallëzime penale. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky