Agjencia Zhurnal.mk.

Policia përleshet me demonstruesit pro-monarkisë në Nepal

Mbreti i fundit është kurorëzuar ne 2001, kur i vëllai Birendra Bir Bikram Shah bashkë me familjen u vranë në një masakër që eliminoi thuajse të gjithë familjen mbretërore.

Policia e Nepalit përdori sot gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë mijëra marshues në kryeqytetin Kathmandu që kërkonin rikthimin e rendit të monarkisë kushtetuese dhe të shtetit Hindu.

Vendi me shumicë besimi hindu u kthye në republikë laike me sistem federal në vitin 2008, kur parlamenti anuloi monarkinë si pjesë e marrëveshjes së paqes në luftën e gjatë civile kumë shumë se 16,000 njerez janë vrarë, shkruan rrjeti AFP.

“Kërkesat tona janë rivendosje e monarkisë dhe e kombit hindu, si dhe anulim i shtetit federal, ,” tha Mohan Shrestha, zëdhënësi i grupit organizator të protestës Rastriya Prajatantra, që është partia e pestë më e madhe në parlament.

“Duam kombin dhe mbretin tonë”, brohorisnin protestuesit pranë ndërtesave qeveritare në kryeqytet teksa lëshonin guaska ndaj tyre.

Zëdhënësi i policisë vendase Naëaraj Adhikari tha për AFP se ishe përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shpërndarë protestuesit pasi ata kishin hyrë në një zonë të ndaluar.

Mbështetja për rivendosjen e monarkisë dhe shtetit Hindu është është shtuar në vendin e Himalajeve, me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë aktuale prej gjendjes së veshtirë ekonomike e korrupsionit.

“Këta bisha kanë shkatërruar vendin tonë me korrupsion e paligjshmëri,” tha protestuesi Tanka Prasad Khatiwada, 80 vjeç, i cili kishte ardhur nga lindja e Nepal për protestën.

“Për të shpëtuar identitetin e kulturën tonë nuk ka rrugë tjetër përveç rikthimit të monarkisë”, shtoi ai.

Mbreti i fundit i Nepalit, 76-vjeçari Gyanendra Shah, nuk ka komentuar publikisht mbi krizën politike dhe thirrjet e rivendosjes së monarkisë.

Shah është kurorëzuar herën e fundit në 2001 kur vëllai i tij Birendra Bir Bikram Shah bashkë me familjen u vranë në një masakër që eliminoi thuajse të gjithë familjen mbretërore.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky