Agjencia Zhurnal.mk.

Sigurimi i makinave, të martën vendimi për pagesën

Shkup, 7 maj – Kompanitë e sigurimeve do të vendosin të martën nëse do të rimbursojnë ata që kanë paguar për policat е sigurimit të automjeteve 15% më shtrenjtë për një javë sa ishte në fuqi vendimi për shtrenjtim.

Sipas përllogaritjeve, nga 400.000 vetura, fuqia e të cilave kalon 44 kilovat, regjistrohen mesatarisht 10.000 vetura në javë, që do të thotë se kaq persona kanë paguar nga 840 deri në 1600 denarë më shumë për polica për auto përgjegjësi.

Pasi më 25 prill Agjencia për mbikëqyrje të Sigurimeve rriti çmimin për 15%, më 2 maj, qeveria ndryshoi tarifën dhe ktheu çmimet e vjetra, por qytetarët që kanë paguar tashmë i janë lënë vullnetit të kompanive të sigurimit të vendosin se çfarë do të bëjnë më pas.

“Përderisa një vendim është anuluar, me logjikë në atë periudhë të ndërmjetme, patjetër që duhet të gjendet një zgjidhje përkatëse që qytetarët ose institucionet të dëmshpërblehen. Duhet të ketë një përcaktim të qartë se cila masë është në fuqi dhe kjo për fat të keq është edhe një dëshmi e mos organizimit të shtetit”.

“Shumë shpesh kemi vendime të përshpejtuara, pa parashikime të qarta. Ne shumë herë iu kemi tërhequr vërejtjen autoriteteve në këtë temë”, deklaroi Trajan Angelloski, Kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky