Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku: Rikthim i madh, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja në zgjedhjet lokale që u mbajtën dy ditë më parë ka pasur një rikthim të madh.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha se 17 tetorin do ta kujtojnë me krenari, siç e kujtojnë 14 shkurtin si mësim.

“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë”, thotë ai.

Tutje, Abdixhiku shton se ky ishte një rikthim i madh i  LDK-së.

“Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, shkruan ai.

I pari i LDK-së tha se në këto zgjedhje është treguar maturi demokratike në të gjitha proceset.

“Procesi zgjedhor përfundoj, e po përfundon edhe numërimi zyrtar i votave të fundit të rregullta e me kusht pa dallim.  Si vend treguam maturi demokratike, në votim, organizim e pranim të rezultateve. Një standard që e marrim si të qenë por që në thelb është vlerë. Fitues, për këtë, jemi të gjithë”, shkruan ai.

Po ashtu, ai uroi të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën.

“I uroj të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën e bërë; në veçanti i uroj të gjithë fituesit e deritanishëm – me shpresë shumë se do të shërbejnë me dinjitet e përkushtim ndaj secilit qytetar në komunat tona e të tyre padallim”, shkruan Abdixhiku.

Procesi zgjedhor përfundoj, e po përfundon edhe numërimi zyrtar i votave të fundit të rregullta e me kusht padallim….

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, October 19, 2021

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky