Agjencia Zhurnal.mk.

Aksidenti tragjik në Bullgari, liderët e partive politike në Kosovë shprehin ngushëllime për viktimat

Shkup, 23 nëntor – Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes dhe djegies së një autobusi humbën jetën 45 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë reaguar dhe kryetarët e partive politike në Kosovë, të cilët janë shprehur të tronditur nga ky lajm dhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të lënduarve u kanë dëshiruar shërim të shpejtë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i tronditur dhe i prekur thellësisht nga kjo tragjedi.

“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.  Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi.

I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut,…

Posted by Memli Krasniqi on Tuesday, November 23, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se lajmi për humbjen tragjike të 46 personave i ka lënë pa fjale e me dhimbje.

“Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot. Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.  Në këto momente të vështira, u shpreh nugshëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë. Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”, ka shkruar Abdixhiku.

Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot.Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë…

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, November 23, 2021

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në këto momente  janë pranë familjeve të viktimave.

“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari.  Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.  Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit”, ka shkruar Haradinaj.

Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari. Në…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, November 23, 2021

Ndaj kësaj tragjedia kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryepralamentari Glauk Konjufca.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky