Agjencia Zhurnal.mk.

Aksidentohet vetura me emigrantë në rrugën Vallandovë-Strumicë, shoferi i’a mbathë

Një automjet “Audi” me targa të Shkupit, e cila transportonte nëntë mërgimtarë, sot në mëngjes ka dalë nga rruga në rrugën Valandovë-Strumicë. Sipas dëshmitarëve okularë, makina është nxjerrë nga karrotrec dhe me ndihmën e zjarrfikësve.

Ngjarja u konfirmua nga SPB Strumicë, ku saktësuan se sot në ora 06:05 në Stacionin Policor Valandovë është raportuar se në rrugën rajonale R 1401, Valandovë-Strumicë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, doli nga rruga dhe transportonte nëntë emigrantë nga Siria.

“Njëri nga mërgimtarët ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli, ndërsa në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i Stacionit Policor – Valandovë. Emigrantët janë transferuar në Qendrën pranuese “Vinojug” Gjevgjeli, ndërsa Sektori për Punë të Brendshme Strumicë po ndërmerr masa për gjetjen e drejtuesit të veturës, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

Për shkak të kryerjes së inspektimit në vend të aksidentit dhe tërheqjes së veturës, komunikacioni në këtë drejtim rrugor është ndërprerë për rreth tridhjetë minuta

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky